Instituti Hidrometeoroligjik i Kosovës ka dhënë aprshikimi për pesë ditët e ardhshme.
Ky është parashikimi i plotë:
Parashikimi i motit për pesë ditë ( 27- 31 mars 2023)!
Mot i ndryshueshëm
E hënë (sot)- Mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu. Temperaturat do të pësojnë ulje , sidomos në vlerat e maksimaleve. Parashihen edhe erëra të fuqishme në disa rajone të veriut të Dukagjinit, ndërsa në viset e larta me lartësi mbidetare mbi 800m , reshjet e shiut do të jenë të përziera me borë.
E martë- Mot i vranët dhe me intervale të shkurta me diell. Vranësirat vende-vende mund të sjellin riga të dobëta dhe të izoluara shiu. Temperaturat do të biejnë në vlera njeshifrore.
E merkurë-Mot me vranësira të shpërndara dhe me intervale të gjata me diell. Temperaturat minimale do të biejnë në vlera të lehta negative , ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin rreth 10 gradë Celsius.
E enjte- Mot kryesisht stabil, me pak vranësira dhe intervale me diell. Vranësirat më të fokusuar parashihen për rreth relievit malor. Në vlerat e temperaturave maksiamle parashihen rritje të lehta.
E premte-Mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat gjatë pjeses së dytë të ditës parashihen të sjellin riga shiu.Temperaturat do të shënojn rritje të lehta.
Vikendi parashihet me kushte tjera meteorologjike.
Gjatë kësaj periudhe kohore do të ketë erëra mesatare deri të forta kryesisht gjysma e parë e javës, ndersa drejtimi do të jetë nga verilindja dhe juglindja.