Duket se telefoni i Agim Bahtirit nuk ka pushuar së rëni.
Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje ka vendosur të bëjë një sqarim publik në Facebook, pasi me ç’duket, qytetarët e panumërt nuk po e lënë të qetë duke i kërkuar me ngulm sqarime për krizën politike në vend.
Duke marrë pak nga roli i zëdhënësit të drejtësisë (dhe duke e shoqëruar postimin me një foto ku shfaqet i mendueshëm krah kryeministrit Albin Kurti), Bahtiri e nis mesazhin e tij duke u kërkuar ndjesë masave:
“Në pamundësi që t’iu përgjigjem të gjithëve me radhë, për paqartësitë që janë krijuar dua të ju njoftoj të gjithëve se jemi në pritje të përgjigjes nga Gjykata Kushtetuese në lidhje me aktet e fundit antikushtetuese që i kemi dërguar për shqyrtim.”
Bahtiri shkroi se nga Vetëvendosje po presin “të zbulohet se i kujt është ky skenar për ta bllokuar shtetin dhe nga e kanë burimin gjithë ato lojëra që bëhën në emër të shtetit për ta ri-fituar pushtetin sepse për dikë pushteti qenka më me vlerë sesa shteti.”






