9.3 C
New York
Thursday, March 28, 2024

Buy now

Telefoni i juaj Pixel tani mund t’ju tregojë se sa larg është vetura e Uber ose Lyft

- Advertisement -

Miniaplikacioni “At a Glance” i Google i integruar në linjën e telefonave Pixel jep informacion të dobishëm.

Mund t’ju tregojë kur një takim po afrohet, t’ju paralajmërojë kur po afrohet moti i keq, t’ju tregojë kur një paketë po ju vjen, t’ju tregojë informacione për kronometrin dhe kohëmatësin dhe madje t’ju njoftojë se kush qëndron para kamerës suaj të ziles.

Por sipas 9to5Google, një veçori e re po vjen në “At a Glance”, raporton Phone Arena, transmeton Telegrafi.

The At a Glance widget will start showing the status of your Uber or Lyft ride share - Your Pixel can now tell you how far away your Uber or Lyft is

Faqja e cilësimeve e “At a Glance” ka shtuar një veçori të ri që thotë, “Trego statusin e veturës që keni porositur”.

Në këtë mënyrë ju mund të dini se sa larg është vetura e juaj e Uber ose Lyft e porositur nga ju pa pasur nevojë të hapni aplikacionin Uber ose Lyft ose të shikoni nëpër njoftimet tuaja.

Veçoria e Ridesharing ende nuk është shfaqur në Pixel 6 Pro që ekzekuton përditësimin më të fundit QPR3 Beta, por 9to5Google thotë se ajo veçori u shfaq në një nga pajisjet e tyre Pixel.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit