FOTO: AFLO SPORT

Sport

Telashe të reja për Neymar, ish-shërbëtorja e tij e denoncon për shfrytëzim

By GAZETA SCANNER 1

November 16, 2023

Moment padyshim negativ për Neymar. Sulmuesi breazilian, i cili do të duhet të kalojë një kohë të gjatë jashtë fushave pas operacionit në gju q iu nënshtrua disa javë më parë, u akuzua nga një 35-vjeçare braziliane se e kishte shfrytëzuar për gati dy vjet.

Siç raportohet nga “Le Parisien”, gruaja ka punuar në shtëpinë e lojtarit midis janarit 2021 dhe tetorit 2022 pa një kontratë të rregullt pune dhe në kushte ekstreme. Shtatë ditë në javë, pagesa të vonuara, jashtë orarit të papaguara, pa pushime, pa mbështetje mjekësore pavarësisht se ajo sihte shtatzënë.

Madje ajo pohoi se ishte e detyryar të punonte deri në javë para lindjes. Në mënyrë të veçantë, ajo duhej të kujdesej për pastrimin dhe mirëqenien e partneres së brazilianit, duke punuar afërsisht 20 orë më shumë se sa kërkon ligji. Për këtë arsye, ajo i kërkon Neymar dëmshpërblim prej 368 mijë eurosh dhe madje kërcënon se do ta çojë çështjen në gjykatë.

Pas lindjes tetorin e kaluar, ajo nuk kishte më asnjë kontakt me Neymar dhe askën rreth tij dhe iu desh të drejtohej në organizata të ndryshme bamirësie për të ushqyer fëmijët e saj.

“Neymar shfrytëzoi situatën e pasigurt të klientes tonë për t’i imponuar kushte të padenja pune ndaj saj, në kundërshtim me normat themelore të punës. Jemi të dëshpëruar që një personalitet i tillë ka mundur të tregojë një çnjerëzim të tillë, madje ka arritur deri aty sa e ka nxjerrë nga shpia klienten tonë disa ditë para lindjes së parakoshme, ndërkohë që ajo ankohej nga dhimbjet”, shpreheshin avokatët e 35-vjeçares.