Ka dështuar edhe përpjekja e 37-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
Në sallë ishin 98 deputetë të pranishëm.
Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, hodhi sërish në votim Komisionin zgjedhor për votim të fshehtë, por s’pati kuorum.
Nga 98 deputetë sa ishin të pranishëm 52 ishin për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.