15.7 C
New York
Tuesday, May 7, 2024

Buy now

Te sytë e tij shikoja botën: Diola rrëfen historinë e dashurisë me 77-vjeçarin!

- Advertisement -

Diola Dosti, së fundmi e hapur në një bisedë me Dean, ka rrëfyer se ka rënë në dashuri me një 77-vjeçar. 

Diola tha se nuk dashurohet dot me fizikun e njerëzve, por me mendjen, dhe për personin në fjalë tha se ishte shumë i zgjuar dhe se kur shikonte sytë e tij ndihej sikur shikonte botën.

“O Dea, nuk e di se unë këtë problem kam dhe me meshkujt. Nuk dashurohem dot me fizikun. E kam shumë të rëndësishme mendjen. Dhe ai ishte aq i zgjuar. Unë e shikoja atë, sytë e tij ishin sikur shikoja botën. Ishte online. Kur i thosha shoqeve të mia ‘Kam rënë në dashuri’, ato thoshin ‘Ti je e çmendur, ai është 77 vjeç’”, tha ajo.

Diola është mama e tri vajzave, të cilat pak ditë më parë dhuruan emocione të mëdha për të dhe gjithë teleshikuesit teksa hyn në “Big Brother VIP” për të surprizuar nënën e tyre.

Më herët ajo ka rrëfyer në “Big Brother VIP” se ka jetuar për disa vite në Kosovë, ku edhe u martua. “Kam jetuar 14 vite atje, kam qenë e martuar atje. Tani jam single. Kam 3 vajza dhe jam shumë e lumtur”.

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit