Policia e Kosovës në Prizren ka realizuar me sukses disa operacione gjatë javës së fundit, duke sekuestruar katër armë zjarri në raste të ndara. Këto veprime kanë kontribuar në parandalimin e incidenteve të rrezikshme dhe në garantimin e sigurisë publike për qytetarët.
Gjatë javës së kaluar, në katër raste të ndryshme në Prizren dhe Suharekë, janë sekuestruar tri pistoleta dhe një armë automatike AK-47. Në dy raste, armët janë konfiskuar pas informacioneve të pranuara nga persona anonimë, të cilët raportuan për të shtëna në gazmende familjare.
Në tre nga katër rastet, të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë me aktvendim të prokurorit, ndërsa ndaj tyre janë iniciuar procedura penale për veprat:
• “Mbajtje, kontroll apo posedim i paautorizuar i armës”
• “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin e mbajtjes së paautorizuar të armëve dhe në garantimin e rendit e sigurisë për të gjithë qytetarët.






