6.7 C
New York
Friday, November 15, 2024

Buy now

“Të shënoj 1000 gola? Bëra shaka”, Ronaldo flet për rekordin që e synon

- Advertisement -

Cristiano Ronaldo ka thënë se ka bërë shaka kur deklaroi ditë më parë se dëshiron t’i shënojë 1000 gola para se të pensionoet nga futbolli.

Ylli portugez tashmë ka shënuar 899 gola, andaj do të jetë paksa e vështirë për të që të arrijë shifrën e 1000 mijë golave, pasi tashmë është afër të 40-ave.

“Unë do të jem i sinqertë: a mendoni se jam i shqetësuar për të shënuar 901 apo 902 gola pasi kam 899 tashmë? Ka kaq shumë gola, kjo nuk më shqetëson më”, deklaroi 39-vjeçar.

“Kam ende gëzimin të luaj futboll, të jesh konkurrues është gjëja më e rëndësishme sa i përket golave, ndonjëherë shënon, ndonjëherë dështon – por kjo është vetëm pjesë e jetës”.

“Po, thashë që dua të shënoj 1000 gola, por ishte më shumë një shaka. Para se të shënoja 1000 gola, së pari dua të arrij 900, nëse kjo nuk ndodh, nuk ka problem, të arrij edhe 900 golat nuk janë keq”, shtoi portugezi.

Më herët, Cristiano i tha Rio Ferdinandit se do të donte ta përfundonte karrierën e tij me 1000+ gola në koleksionin e tij – me kusht që të ketë një video të secilit.

39-vjeçari aktualisht ka 899 gola në karrierë. Ai do të mund të gjejë rrjetën për herë të 900 më 5 shtator kur Portugalia do të përballet me Kroacinë në Ligën e Kombeve.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit