24.2 C
New York
Sunday, June 23, 2024

Buy now

“Të ruhen nga “syri i keq””- reagon profesori i medresesë që ua mbuloi fytyrat nxënëseve të tij

- Advertisement -

Profesori i medresesë në Gjilan, Muhamed Dërmaku ka treguar se ka përcjellur gjeneratën e katër të paraleles ku janë veç vajza.

Përmes një shkrimi në Facebook, ai ka thurur lavde për maturantet në fjalë. Por për çudi kur ka publikuar fotografinë e tyre, ka marrë mundin që t’ua mbulojë fytyrën e secilës prej tyre.

“Ato paskan thurur fjalë të mira për mua, por realiteti është se ato ishin të mirat e shkollës. Ishte një klasë tejet e kompletuar në mësim, sjellje, fetari, edukatë e respekt. Mjafton të kuptohet, që e tërë klasa shënuan vetëm 60 mungesa gjatë tërë vitit shkollor 2023/24. Tri nxënëse në klasë, për tri vjet shkollim, nuk u shënuan asnjëherë në mungesa”, ka shkruar ai në Facebook.

Pas raportimit të këtij rasti në media, ai ka bërë një reagim. Ai e ka arsyetuar këtë veprim duke thënë se po i mbronte nga “syri i keq”.

“Ju informoj të gjithë të interesuarve se nuk fshihet asgjë e keqe dhe e dëmshme për asnjë institucion të vendit. Kuptojeni që po të ishte diçka problem, nuk do e punonim panonë, pastaj edhe nuk do ta publikonim fare, e që ju sot të bënit një ditë më të qetë, por thjesht, vajzat e mitura që tani e tutje përgjegjësinë për to e kanë vetëm ato vet dhe familjet e tyre, në pamundësi që t’i pyes të gjithë për publikimin ose jo të fotove të tyre, i kemi mbuluar vetëm fytyrat, ashtu siç veprojnë shumë njerëz kur postojnë foto, që të ruhen nga “syri i keq”, që vërtetë po ekzistuaka”, ka deklaruar ndër të tjera Dërmaku.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit