Të rinjtë e priten Ursula von der Leyen-in në aeroport me pankarta për UÇK-në

- Advertisement -

Disa të rinj, në shenjë proteste, janë mbledhur këtë të enjte në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, për ta pritur Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila do ta vizitojë Kosovën.

Protestuesit po mbajnë në duar pankarta me mbishkrimin: “Jo në emrin tim”, “Liria ka Emër UÇK”, “Today Thaçi, Tomorrow Zelenskyy” (Sot Thaçi, nesër Zelenskyy), “EU, you have betrayed us” (Evropë, ti na ke tradhtuar).

Kjo protestë simbolike e të rinjve po mbahet pasi që Gjykata Speciale dënoi me 81 vjet burg gjithsej ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) – Hashim Thaçin me 25 vjet, Jakup Krasniqin me 25, Kadri Veselin me 18 dhe Rexhep Selimin me 13.

Von der Leyen do ta vizitojë këtë të enjte Kosovën në kuadër të turit të saj rajonal.

Në Prishtinë, Presidentja e Komisionit Evropian pritet të takojë krerët e institucioneve, duke përfshirë ushtruesen e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, dhe Kryeministrin Albin Kurti.

Të martën, von der Leyen ishte në Tiranë. Ndërsa, pas Kosovës ajo do vizitojë Malin e Zi dhe më 2 tetor do udhëtojë për në Shkup të Maqedonisë së Veriut.

Të ngjashme

Të fundit