23.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Të premten “propozime realiste” për dinarin, si u nxorr sërish “në rrenë” Bislimi nga Lajçaku për “dinarin e panegocueshëm”?

- Advertisement -

Në atë që Besnik Bislimi – i ngarkuar në krye edhe të dialogut me Serbinë; proces ky pashkëputshëm i lidhur me krejt shtigjet integruese euroatlantike të vendit – është material i pashtershëm dhe shterrues kontradiktash është bërë thuajse e vërtetë e etabluar në përvojë.

Më e fundit? Çështja e dinarit.

Pasi duke folur nga Çagllavica krejt befasia e tij konsistonte në atë se “guvernatorja e Bankës Popullore të Serbisë është serbe nga Vushtria që e flet shqipen perfekt, dhe është çuditshme pse s’po na përgjigjet”, Bislimi iu përgjigj – pasi fillimisht e refuzoi ftesën e Lajçakut, dhe vetë idenë se Rregullorja e BQK-së mund të bëhet temë në dialogun politik – Brukselit për të biseduar për dinarin.

Në komunikatën e Qeverisë së Kosovës, u tha veçse dinari “u përmend”; teksa në këtë “përmendje” thuase shkarazi, “u pajtuan” që palët – pra, edhe Serbia – të dërgojnë propozime për zgjidhje afatshkurte për pagesat për serbët e Kosovës që dërgohen nga Thesari i shtetit të Serbisë.

Por, piktura del krejt tjetër pas deklarimit të ndërmjetësit evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Palët – pra, Kosova dhe Serbia – ,tha ai, u pajtuan që të sjellin propozime “realiste”. Fjala që përdori Lajçak (realistic) shënon atë që “të kesh ose të tregosh një ide të prekshme dhe praktike për të atë që mund të arrihet ose pritet”.

Ishte e rëndësishme të vërtetoheshin disa fakte dhe ne ramë dakord që të vazhdojmë diskutimin tonë për këtë çështje të hënën e ardhshme në Bruksel, bazuar në propozimet konkrete dhe realiste që Palët pritet të paraqesin paraprakisht”, tha Lajçak.

Për se është fjala? Qëndrimi i Qeverisë së Kosovës ishte se dinari – që esencialisht dhe efektivisht supozohet të ndalohet me rregulloren e BQK-së – është çështje sovraniteti monetar dhe është punë e kryeshme nga një institucion i pavarur. E për ta komedizuar edhe më tej, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur dy-tri herë se “as që kam pasur ide që po merrej ky vendim”; ndërsa para nisjes së presionit ndërkombëtar shkruhej në konkluzione të mbledhjeve të Vetëvendosjes se “e hoqëm dinarin e Serbisë nga Kosova” edhe para hyrjes së vendimit në fuqi më 1shkurt.

Për më tepër, para hyrjes në fuqi të këtij vendimi ende pa u deklaruar Guvernatori i BQK-së, ishte Bislimi ai që deklarohej se me këtë vendim do të ndalohej “vjedhja pesë sosh…nga sekserë të Beogradit”; thuase dëshironte t’ia luftonte korrupsionin Serbisë.

Pra, ajo që jepej për punë të brendshme të Kosovës tashmë edhe zyrtarisht u çua në Bruksel kur deri të premtem palët duhet të dërgojnë propozime “realiste”; ndërsa propozim do të ketë edhe Serbia – pra, propozim që do të sintetizohet në një mes, siç ka qejf ta cilësojë Kurti, “simetrik”, me atë të Kosovës dhe Serbisë; për një punë të brendshme të Kosovës.

Megjithatë, Kurti është shprehur i bindur – nëse jo i shpresshëm – se “do të dalim fitimtar nga kjo situatë”, duke folur në një intervistë javë më parë në “Bloomberg”; ndërsa për këtë çështje Serbisë i është miratuar seancë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ku edhe aleatët më jetikë të vendit morën qëndrim pasiv dhe madje edhe skajshmërisht qortues ndaj Kosovës, kësisoji Kurti duke u shpaluar para 193 shteteve të botës me një vetmi të frikshme të vendit, qenësia e të cilit varet nga perëndimi politik.

Për punën e dinarit – jo për legalitetin dhe legjitimitetin e vendimit – Kosova ka bartur mbi supe kritikat më të ashpra ndonjëherë rreth mënyrës (ose, etikës) së zbatimit pa ofruar alterantivë dhe kohë përshtatshmërie dhe komunikimi me komunitetin serb. /Nacionale/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit