Ben Affleck dhe Jennifer Garner do të kalojnë Krishtlindjet së bashku këtë vit. Ish-çifti do të jetë bashkë gjatë pushimeve për hir të fëmijëve të tyre Violet, Finn dhe Samuel.
Edhe pse u ndanë në vitin 2015, dy aktorët janë në marrëdhënie shumë të mira dhe kujdesen që të jenë në jetën e njëri-tjetrit për të rritur siç duhet fëmijët e tyre.
Sipas “People”, duke qenë se ata i kaluan pushimet e vitit të kaluar të ndarë pasi Ben Affleck ishte me Jennifer Lopez dhe familjen e saj, këtë herë ata do të jenë të gjithë bashkë si familje.
“Jen me të vërtetë dëshiron që fëmijët e saj të jenë të lumtur. Ajo do të vazhdojë të sigurohet që të gjithë të kalojnë kohë së bashku si familje dhe kjo përfshin Benin”, tha një burim i afërt me Jennifer Garner.
Më pas ai shtoi: “Ata kanë plane për Krishtlindje me fëmijët. Ata kënaqen kur kalojnë kohë së bashku”.
I njëjti person ka bërë të qartë se nuk ka asnjë mundësi për ribashkim mes tyre, ndërsa ka theksuar se takimet e tyre kanë të bëjnë vetëm me fëmijët e tyre.