Të hënën, UP-ja hap konkursin për pranimin e studentëve të rinj

- Advertisement -

Institucioni më i madh publik i arsimit të lartë në Kosovë do të ofrojë mbi pesë mijë vende studimi në dhjetëra programe akademike.

“Në këtë nivel të studimeve do të pranojmë 5663 student në një ofertë të madhe të programeve të lloj-llojshme në të tria nivelet. UP ofron 146 programe nga të gjitha fushat, nga të gjitha profilet, janë programe të gjitha të rishikuara dhe të riakredituara në bazë të standardeve të reja të Agjencionit të Akreditimit e poashtu edhe në bazë të analizës së tregut të punës”, ka deklaruar Majlinda Gjelaj, prorektore për zhvillimin institucional, cilësi dhe çështje studentore

Ndërkohë, në nivelin Master universiteti planifikon të regjistrojë rreth 2 mijë e 600 studentë.

“Kemi kërkuar kuotat më të vogla në nivelet master për shkak të rritjes së cilësisë së të nxënit edhe mësimdhënie, në grupe më të vogëla të punës praktike dhe hulumtimeve dhe shkencore dhe menaxhimit më të mirë por edhe standardit të cilësisë ku raporti midis numrit të profesorëve edhe studentëve ëhstë ulur ndjeshëm si kërkesë e jona por edhe standardeve evropiane për cilësinë në arsimin e lartë. Tani në përgjithësi kemi një raport shumë të kënaqshëm që krahasohet me të gjitha universitetet cilësore në botë, 1 me 23, do të thotë në të kaluarën një profesor ka qenë me 100 student i ngarkuar që ka qenë numër i jashtëzakonshëm që një profesor mundet me e bartë për të qenë edhe cilësor në mësimdhënie kurse tani kjo kuotë ka ndryshuar dhe raporti është 1 me 23”, ka thënë Gjelaj.

Të ngjashme

Të fundit