Deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Kosovës do t’i nënshtrohen procesit të regjistrimit duke filluar nga dita e hënë, në kuadër të përgatitjeve për konstituimin e legjislaturës së re.
Regjistrimi do të zgjasë tri ditë, gjatë të cilave 120 deputetët do të kryejnë procedurat administrative për ushtrimin e mandatit.
Ky proces është një hap i domosdoshëm që i paraprin mbajtjes së seancës konstituive të Kuvendit, në të cilën deputetët do të bëjnë betimin dhe do të vijojnë procedurat për zgjedhjen e organeve drejtuese të institucionit






