Florjana zgjodhi t’i bënte Brunos një lojë që e acaroi jo pak.
E veshur në mënyrë ekstravagante, ajo shkoi në restorantin ku Bruno po e priste për të darkuar. Menjëherë, ish-konkurrenti i “Për’puthen” filloi ta pyeste për dekoltenë e hapur, ndërsa Ana iu përgjigj se “do të bëj një set fotografik”.
Bukuroshja vazhdoi të aktronte teksa kamerat filmonin momentin, por Bruno e kuptoi se gjithçka ishte një lojë.
Çifti doli një muaj më para nga “Për’puthen”, për të vazhduar marrëdhënien e tyre jashtë programit.