9 C
New York
Friday, October 17, 2025

Buy now

Të gjitha rrugët e shqiptarëve sot të çojnë në Tiranë –  Protestohet në mbështetje të ish-liderëve të UÇK-së

- Advertisement -

Sot pasdite, në orën 17:00, në sheshin “Skënderbej” në Tiranë do të mbahet një protestë gjithëkombëtare në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të cilët po përballen me akuza në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Protesta është organizuar nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së dhe mbështetet nga qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare: Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe diaspora. Mesazhi kryesor i kësaj proteste është: drejtësi për çlirimtarët, jo padrejtësi për historinë.

Nis protesta gjithëpopullore në mbrojtje të vlerave të luftës së UÇK-së - TV SYRI - LAJMI I FUNDIT

Organizatorët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje masive dhe paqësore, duke theksuar se protesta nuk ka karakter politik, por është një reagim qytetar dhe kombëtar ndaj asaj që ata e konsiderojnë një padrejtësi historike ndaj luftës çlirimtare të Kosovës.

Sipas tyre, kjo protestë është një zë i përbashkët për të kërkuar trajtim të barabartë dhe të drejtë nga drejtësia ndërkombëtare dhe për të ruajtur dinjitetin e luftës së UÇK-së.

Kësaj proteste i kanë dhënë mbështetje i kanë dhënë pothuajse të gjithë liderët institucionalë dhe partiakë nga të gjitha trojet shqiptare.

May be an image of 3 people, crowd and text that says "SLIRIMTI JUSTICE NOT POLITICO てりね Phe DhePages Hages HERONJ HERONJTELUFTES TE LUFTES FREEDOM A6 ASANAME A NAME DREJTESI ÇLIRIMTARET KRI"

Të ngjashme

Të fundit