Në zgjedhjet e sotme parlamentare, 35,78% e qytetarëve me të drejtë vote që kanë votuar deri në orën mbylljen e vendvotimeve, sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, nga 97,04% e vendvotimeve të procesuara.
Rreth 10% më shumë votues kishin dalë deri në zgjedhjet paraprake parlamentare, më 28 dhjetor. Atëherë pjesëmarrja ishte 44,99%.
Kosova mbajti sot sërish zgjedhje – të tretat brenda rreth një viti e gjysmë. Këtë herë, vendi shkoi në zgjedhje për shkak të moszgjedhjes së Presidentit.






