20.1 C
New York
Thursday, April 24, 2025

Buy now

Të burgosurve u mundësohet mësimi i gjuhës angleze

- Advertisement -

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi me Kolegjin Universum O.P, marrëveshje kjo e  cila për herë të parë do t’iu ofrojnë mundësinë të burgosurve, me theks të veçantë të miturve dhe grave në institucionet korrektuese në Lipjan ndjekjen e kursit të gjuhës angleze.

Studentët e Kolegjit do të angazhohen si asistentë për mbajtjen e kursit, ndërsa pas përfundimit, të burgosurit do të pajisen me çertifikata për përfundimin e kursit përkatës.

“Memorandumi bashkëpunimi shënon një hap tjetër të rëndësishëm drejt ofrimit të mundësive të reja për të burgosurit, veçanërisht në zhvillimin e aftësive të tyre në gjuhën angleze. Ky është edhe një hap tjetër pozitiv i SHKK-së drejt korrektimit dhe riintegrimit të të burgosurve në shoqëri”, thuhet në njoftimin e Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Të ngjashme

Të fundit