Gazetari Vehbi Kajtazi është tallur keq me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
Duke e komentuar kyçjen në “Tik Tok” të të arratisurve nga burgjet e Kosovës, ai e ka ftuar ministrin Sveçla që të kyçet edhe ai në këtë rrejt social dhe të dërgon nonjë “gift”.
“Xhelal gjuje naj gift o vëlla”, ka shkruar Kajtazi në profilin e tij në “Facebook”.
Mbrëmë është raportuar se është arratisur nga burgu i Dubravës Ujkan Metaj. Një javë më parë është larguar nga burgi i Smrekonicës edhe Faton Hajrizi.