5.7 C
New York
Friday, April 26, 2024

Buy now

Të ardhurat doganore rritje me 3.1 miliardë lekë gjatë majit në Shqipër

- Advertisement -

Të ardhurat e mbledhura në buxhetin e shtetit nga Administrata Doganore në Shqipëri në muajin maj arritën 19.6 miliardë lekë ose 100% të parashikimit.

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave thekson se kjo shifër është një rekord i ri i Administratës Doganore pasi një vit parë është mundur të realizohet vetëm gjatë muajit korrik, në kulmin e fluksit të turizmit.

Krahasuar me majin e 2022-shit, janë realizuar rreth 1.4 miliardë lekë më shumë. Krahasuar me muajin prill 2023 janë realizuar 3.1 miliardë lekë më shumë, shkruan Atsh. Shifra rekord shënuan edhe mallrat e akcizës, ku sipas të dhënave, karburanti ka shënuar një rritje me 8000 tonë krahasuar me majin e 2022 dhe cigare me 10 tonë.

Sipas DPD-së, këto rezultate u arritën edhe pse pati një ndikim negativ prej rreth 800 milionë lekësh nga ndryshimi i kursit të këmbimit.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit