Talenti 16-vjeçar, Lirijon Abdullahu ka marrë ftesë nga selektori i Kosovës, Franco Foda, për ndeshjet e muajit mars.
“Dardanët” do të zhvillojnë dy ndeshje ndaj Islandës, të vlefshme për play-offin e Ligës së Kombeve.
Edhe pse ende nuk është publikuar lista e plotë nga trajneri Franco Foda, Lirjon Abdullahu është futbollisti i parë që ka pranuar ftesë.
Kjo konfirmohet përmes një emaili që i ka dërguar Federata e Futbollit të Kosovës skuadrës gjermane, Stuttgart Kickers.
Kujtojmë që Abdullahu ishte i ftuar nga Franco Foda edhe në kampin e fundit me talentët potencial, i cili u mbajt gjatë muajit janar.
