Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla është takuar me Kryetaren e Komisionit për Mbrojtje të Gjermanisë, Marie-Agnes Strack-Zimmermann.
Gjatë këtij takimi është diskutuar situata e sigurisë në Kosovë, ku u fol edhe rreth bashkëpunimit në mes të vendeve rreth fushës së sigurisë.
Gjithashtu janë përmendur kërcënimet e vazhdueshme të Serbisë dhe nevoja për t’u ndërmarrë sanksione ndaj tyre, duke thënë se po e prishin paqen dhe stabilitetin në rajon.
Në fund të takimit, Gërvalla ka falënderuar deputetët gjerman për mbështetjen e tyre për Kosovën.
Njoftimi i plotë:
Ministrja Gërvalla takon Kryetaren e Komisionit për Mbrojtje të Gjermanisë, e njofton për veprimet destabilizuese të Serbisë. Situata e sigurisë në Kosovë dhe kërcënimet e vazhdueshme të Serbisë kundër paqes dhe sigurisë në rajon ishin temat kyçe të takimit që Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, znj. Donika Gërvalla, pati me Kryetaren e Komisionit për Mbrojtje të Gjermanisë, Marie-Agnes Strack-Zimmermann dhe anëtarë të këtij komisioni. Gjatë kësaj bisede të zhvilluar në Bundestagun gjerman me kryetaren dhe anëtarët e Komisionit për Mbrojtje u diskutua edhe për bashkëpunimin ndërshtetëror në fushën e sigurisë, nevojën e ndërmarrjes së sanksioneve ndaj Serbisë për veprimet destabilizuese të saj në Ballkanin Perëndimor, në njërën anë dhe në anën tjetër vazhdimin e mbështetjes së Kosovës në ngritjen profesionale, logjistike dhe anëtarësim në NATO. Ministrja Gërvalla në fund të takimit i falënderoi deputetët gjermanë për mbështetjen e tyre për Kosovën dhe nevojën e domosdoshme të ruajtjes së stabilitetit në rajon