Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian, për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është takuar me Manuel Sarrazin, emisari i emëruar për Ballkanin Perëndimor nga kancelari gjerman Olaf Scholz.
Ka qenë vetë diplomati sllovak që ka njoftuar për një takim të tillë në një postim në “Twitter”.
“Mirë të shoh Manuel Sarrazin sot në Bruksel! Kemi shkëmbyer në thellësi për aktivitetet tona më të fundit në Ballkanin Perëndimor dhe punën e rëndësishme që kemi përpara”, ka thënë Lajçak.