17.3 C
New York
Thursday, April 25, 2024

Buy now

Qeveria mban mbledhje elektronike, miratohen tri vendime

- Advertisement -

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e mbajtur sot ka miratuar dy nisma, atë për lidhjen e Marrëveshjes në mes Kosovës dhe BE-së mbi pjesëmarrjen e Kosovës në programin “Qytetarët, Barazia, të Drejtat dhe Vlerat” dhe Marrëveshjen Financiare për programin IPA 2023.

Sipas qeverisë, marrëveshja e parë është vazhdimësi e programit të mëparshëm “Evropa për Qytetarët.

“Ky program synon mbështetjen dhe zhvillimin e shoqërisë  së hapur, të barabartë dhe gjithëpërfshirëse të bazuara në të drejta demokratike dhe në shtetin e së drejtës”, thuhet në njoftim.

Ndërsa, sa i përket marrëveshjes financiare, BE-ja është zotuar se do të ndihmojë vendet e rajonit me një pako për energjinë në funksion të tejkalimit të krizës aktuale energjetike.

“Në këtë kuadër për Kosovën janë zotuar 75 milionë euro për përkrahje të drejtpërdrejtë buxhetore në kuadër të programit vjetor IPA 2023”, bëhet e ditur në njoftimin e qeverisë, përcjell Klankosova.tv.

Po ashtu, në këtë mbledhje u miratua edhe ndryshimi dhe plotësimi i vendimit të qeverisë me të cilin është miratuar analiza juridike për vlerësimin e bazës ligjore të akteve nënligjore të nxjerra nga qeveria.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit