Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka intensifikuar përpjekjen për rikthimin e Vjosa Osmanit në LDK.
Ai ka zhvilluar takim pasditen e së enjtes me ish-presidenten Vjosa Osmani në një restorant në lagjen “Taukbashqe” të Prishtinës.
Tëvë1 ka siguruar foto para restorantin ku është zhvilluar takimi.

Mediumi i ka shkruar edhe zëdhënsit të LDK-së, Besian Mustafa për të konfirmaur këtë takim dhe është në pritje të një përgjigjeje
Abdixhiku kishte paralajmëruar bashkimin e së djathtës dhe kthimin e të larguarve nga LDK, duke mos përjashtuar Osmanin.
LDK nuk e kishte përjashtuar që Osmanin ta propozojë për presidente gjatë diskutimeve me Kurtin që zhvilluan për arritjen e një marrëveshje për presidentin që nuk solli rezultate.
Edhe Osmani pas përfundimit të mandatit si presidente kishte thënë se do ta vazhdojë aktivitetin në politikë.
Pas dështimit të zgjedhjes së presidentit, Kosova do të mbajë zgjedhje të parakohshme parlamentare, ndërsa 7 qershori është caktuar data e mbajtjes së tyre, nga ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu pas takimit konsultativ që ka mbajtur të enjten me përfaqësuesit e partive politike.






