Kandidati republikan për president, Donald Trump tha dje se do të punojë me Ukrainën dhe Rusinë për t’i dhënë fund luftës, në komentet që ai bëri me liderin ukrainas Volodymyr Zelensky përpara takimit të tyre të planifikuar në Nju Jork.
Duke folur para gazetarëve, Zelensky tha se donte të diskutonte me Trump “planin e tij fitues” për Ukrainën.
Trump, sipas Reuters, vlerësoi Zelensky, por tha se ai gjithashtu kishte një marrëdhënie solide me presidentin rus Vladimir Putin.
“Ne kemi një marrëdhënie shumë të mirë dhe unë gjithashtu kam një marrëdhënie shumë të mirë, siç e dini, me Presidentin Putin,” tha Trump. Teksa shtoi duke iu referuar zgjedhjeve presidenciale të 5 nëntorit në SHBA, se nëse zgjidhet ai beson se do të jetë në gjendje të kontribuojë në përfundimin e luftës në Ukrainë.
Takimi i Trump me Zelensky vjen pasi Trump kritikoi liderin ukrainas në gjurmët e fushatës dhe shprehu dyshime se, megjithëse një aleat i SHBA-së, ai mund të fitonte një luftë me Rusinë.
Zelensky, i cili ndodhet në Shtetet e Bashkuara për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, u takua të enjten me presidentin demokrat Joe Biden dhe zëvendëspresidenten Kamala Harris, kandidaten demokrate për presidencën në zgjedhjet e 5 nëntorit./