18.3 C
New York
Friday, October 4, 2024

Buy now

1 miliard shpenzime për dy vjet, Chelsea ende s’ndalet – shënjestron dy lojtarë për në janar

- Advertisement -

Chelsea s’e ka pasur problem të blejë lojtarë që nga ardhja e Todd Boehly si pronar i klubit, derisa tashmë ka shënjestruar edhe dy lojtarë për afatin kalimtar të janarit, siç raporton Fabrizio Romano.

Boehly është bashkëpronar dhe president i Chelseat që nga viti 2022, kur e bleu klubin nga Roman Abramovich pas dy dekadash në krye të klubit londinez.

Që nga ardhja e Boehlyt në krye të Chelseat, klubi ka shpenzuar shumë të majme çdo afat kalimtar, me synimin që të sjellë talentë të rinj dhe të shesë lojtarë të akademisë, për t’u balancuar me rregullat e shpenzimit nga Premier League.

Gjatë kësaj kohe, “Blutë e Londrës” kanë shpenzuar më shumë se 1 miliard funte në 40 lojtarë.

I pari ishte Raheem Sterling nga Manchester City për shumën e 47.5 milionë funte në verën e 2022-s, derisa më i shtrenjti është Moises Caicedo, i cili u transferua nga Brightoni për një shumë prej 115 milionë funtesh.

Transferimi më i mirë deri më tani mund të konsiderohet Cole Palmer, që erdhi nga City verën e kaluar. Anglezi shënoi 25 gola në të gjitha garat për londinezët.

10 lojtarë kanë nënshkruar me Chelseat gjatë kësaj vere, derisa Jadon Sancho ishte njëri ndër ta që është në formë huazimi deri në fund të sezonit.

Por, klubi londinez është duke planifikuar që të përforcojë edhe më shumë fazën defanzive gjatë afatit kalimtar të janarit.

Sipas ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romano, Chelsea është duke skautuar mbrojtësin e djathtë Leipzigut, Castello Lukeba dhe atë të Benficas, Tomas Araujo, me këtë të fundit që admirohet edhe nga Real Madridi.

Araujo është 22-vjeçar dhe vjen nga akademia e Benficas, derisa përfaqëson Portugalinë në grupmoshën deri 21-vjeç.

Lukeba në anën tjetër është 21-vjeçari dhe nënshkroi me Leipzigun gjatë kësaj vere nga klubi francez, Lyon.

Lukeba përfaqëson Francën në ekipin A, pasi debutoi vitin e kaluar në një ndeshje miqësore me Skocinë.

Dy lojtarët kanë kontratë me klubet e tyre respektive deri në vitin 2028, kështu klubet e tyre mund të kërkojnë shuma të mëdha të transferit, në rast se Chelsea interesohet për asetet e tyre në mbrojtje

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit