8.2 C
New York
Friday, April 19, 2024

Buy now

Takimi i ardhshëm Kosovë – Serbi pritet të qartësoi çështjen e Asociacionit

- Advertisement -

Kanë kaluar më shumë se një javë që nga takimi i fundit, i nivelit të lartë mes palës kosovare dhe asaj serbe nën ndërmjetësimin e Unionit Evropian.

Takim ky, në të cilin palët u dakorduan për zbatimin e aneksit të planit evropian, që synon normalizmin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi.

Ndërkohë, ende nuk ka ndonjë datë për takimin e radhës mes kryeministrit kosovar Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq.

Televizioni ka tentuar të marrë një përgjigje nga Bashkimi Evropian për përgatitjet e takimit të radhës, por që nuk ka marrë përgjigje.

E pa përgjigje kanë qenë edhe nga qeveria e Kosovës.

Politologu Dritëro Arifi, shprehet optimist se shumë shpejt do të ketë një takim mes palëve.

Madje sipas tij, takimi i ardhshëm pritet të qartësoi çështjen e asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Republika e Kosovës duhet të jetë më efikase e vendimeve që mirren nga ana jonë sepse pala serbe mund edhe të hezitojë, por një prej pikave kryesore është asociacioni që është sipas marrëveshjeve të kaluara. E vetmja mënyë për të fituar veriun në mënyrë paqësore është që ta themelojmë njëfarë asociacioni , gjithmonë duke pasur kujdes apketet ligjore dhe kushtetuese”, deklaroi Arifi.

Ndërkaq, drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj,  thekson kujdesin që duhet pasur në rolin dhe kompetencat e asociacionit.

“Nëse Qeveria Kurti arrin të hartojë një statut dhe i njëjti mbas diskutimit në Bruksel, do të thotë, pajtohen palët dhe nuk i jep kompetenca ekzekutive komunave me shumicë serbe, atëherë nuk duhet patur frikë që të formohet një pushtet i tretë. Asociacioni mund të ju ofrojë vetëm këshilla dhe koordinim këtyre komunave, por pa marrë kompetenca të vendimmarrjes. Vendimmarrja duhet të mbetet në komuna, asociacioni të shërbejë vetëm si një trup koordinues dhe këshilldhënës”, tha Miftaraj.

Në Bruksel me 27 shkurt Kurti dhe Vuçiq, u pajtuan të shtyjnë përpara propozimin evropian për normalizim.

Ndërkohë me 18 mars në Ohër, ata u pajtuan të zbatojnë aneksin e planit bazik. /Teve1/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit