Ministri i Jashtëm italian Antonio Tajani në një konferencë për shtyp foli për situatën në Lindjen e Mesme.
Tajani nënvizoi se vendi i tij do të ishte i gatshëm të merrte pjesë në një mision të OKB-së, të koordinuar nga një vend arab, me qëllim krijimin e një situatë të përshtatshme për krijimin e një shteti palestinez.
I pyetur nëse është pro forcimit të anës verilindore të NATO-s, apo krijimit të një mbrojtjeje evropiane që duhet të punojë ngushte me Aleancën Atlantike, ai tha se Europa duhet të përgatitet shumë.
“Evropa duhet të llogarisë më shumë, duhet të luajë një rol më aktiv në Lindjen e Mesme dhe drejt Lindjes. Duhet të jemi politikisht, jo vetëm ekonomikisht, më të fortë. Ne jemi për një mbrojtje evropiane që funksionon plotësisht me NATO-n, në mënyrë që Evropa të llogarisë më shumë dhe brenda Aleancës Atlantike”, nënvizoi ministri italian.