Xhafer Tahiri nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar për çështjen e zgjedhjes së presidentit, duke ngritur pikëpyetje mbi emrat e përfolur për këtë post.
Përmes një deklarimi në Facebook, ai ka vënë në diskutim pse nuk po konsiderohet emri i Vjosa Osmani, ndërsa ka kundërshtuar idenë që një kandidate e lidhur me partinë në pushtet të paraqitet si e pavarur.
“Pse jo Vjosa Osmani! Pse znj. Hatixhe Hoxha, ajo nuk është kandidate e pavarur. Ajo ishte kandidate në listë të partisë në pushtet!”, ka deklaruar Tahiri.






