15.7 C
New York
Tuesday, May 21, 2024

Buy now

Tahiri përfaqësuesve moldavë: Cila do të jetë vota juaj për anëtarësimin e Kosovës në KiE?

- Advertisement -

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka marrë pjesë në ditën e parë të punimeve të sesionit pranveror të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se e ka ngritur çështjen e Kosovës në punimet plenare, ku iu është drejtuar përfaqësuesve të Moldavisë.

“Siç jeni në dijeni, Kosova është në proces të aplikimit, respektivisht anëtarësimit në këtë institucion të respektuar, dhe që ne kemi përmbushur të gjitha obligimet për të cilat besojmë se kanë qenë të nevojshme, si dhe jemi në proces të përmbushjes së një mori të aranzhmaneve të dakorduara, nga Raporti i Dora Bokojanis”.

“Pyetja ime për ju është se, cili është pozicioni i juaj në këtë çështje dhe cila do të jetë vota e delegacionit tuaj. Edhe njëherë, ju faleminderit që jeni në mesin tonë, dhe që keni pozicion të qartë mbi agresionin rus mbi Ukrainën.  Ju faleminderit!”, ishte pyetja që Tahiri i parashtroi përfaqësuesit moldav.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit