Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka komentuar në konferencë për media vendimin e Gjykatës Kushtetuese: Pushteti i madh i Kurtit nuk arriti ta kapë KPK-në, shkruan Klankosova.tv.
Në pyetjen e gazetarëve për deklaratën e ministres së drejtësisë, Albulena Haxhiu se ky vendim i Gjykatës Kushtetuese është “goditje për Republikën e Kosovës”, Tahiri tha që kishte lexuar ndërkohë diçka nga konferenca e Haxhiut.
“Po çka me thonë për Albulenën? Atë sa herë e çojmë në gjykata, e fitojmë rastin!”, u përgjigj Tahiri.
“Fatkeqësisht, Ministria e Drejtësisë është e mbipopulluar prej një stafi politik që iu ka dhënë mandat Albin Kurti dhe janë shumë të padijshëm. Iniciatiavit e tyre janë të dobëta dhe pa efekt për t’u mundësuar qytetarëve qasjen në sistemin e drejtësisë.
E më fatkeqësi është të dëgjosh nga një ministre e drejtësisë kur flet për Avokatin e Popullit në kuadër të KP qysh i kishte përcaktuar.
Avokati i Popullit mbron të drejtat e qytetarëve të Kosovës, të cilat mund të shkelen nga autoritetet shtetërore”, sqaron ish-ministri i drejtësisë.