Lajme

Tahiri: Kryeministri Kurti nuk guxon të sillet si monark

By GAZETA SCANNER 1

October 30, 2023

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti nuk guxon të sillet si monark.

Tutje Tahiri foli edhe për mungesën e zhvillimit ekonomik dhe Ligjin e pagës minimale dhe atë të Ligjit të Pagave.

“Sot diskutuam tri çështje dhe si GP e shohim të rëndësishëm raportimin e Kurtit në Bruksel dhe është e pahijshme një sjellje prej një monarku. Është e pafalshme nëse veprimet dhe qasja ta dëmtojë vendin dhe kjo të mos diskutohet në Kuvendin e Kosovës”.

Ne nuk kemi par asnjë draft dhe nuk e dimë se çfarë ka aty. Kushtetuesja ka parapa vijat e kuqe dhe pas atij vendimi nuk guxon të dalë askush”. /EO/