Tahiri: I kam thënë Kurtit qeveris i ki 66 deputetë, 21 mininistri, gjithçka të shtetit, i deshti tri poste që të mos ketë demokraci

- Advertisement -

Zyrtari i lartë i Aleancës, Besnik Tahiri, ka thënë se më 2021 populli e kishte ndarë mendjen që ta votojë Kuritn.

Ai tha në “Pressing” të T7, se tash gjendja dallon substancialisht që nga atëherë.

Tahiri tha se i ka thënë Kurtit qeveris sepse ke 66 deputetë, por ai thotë se Kurti i donte 3 poste që mos të ketë demokraci.

“2021 badihava ke shku me i fol dikujt për koncept, njerëzit e kanë pasur të ndarë mendjen. Albin Kurti t’i kishte mbushur 2 autobusa e të hynte zgjedhje me Vjosa Osmanin 50% i kish votu”.

“Tash dallon substancialisht, për shkak se janë dy gjetje të pakontestueshme, është e pakontestueshme që ky formacion me 66 deputetë e ka të drejtën me qeverisë dhe me bë punë për Kosovën, por nuk i ka pasur 80 vota me zgjedh Presidentin”, ka thënë ai. /Gazeta Express

Të ngjashme

Të fundit