Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka komentuar takimin e kryeministrit Albin Kurti me shkrimtarin turk, nobelistin Orhan Pamuk gjatë vizitës në Turqi.
Tahiri ka thënë se përveç ndërrimit të pjatave dhe shumë temave që kanë diskutuar, nuk ka ndarë asgjë për publikun çka është diskutuar, duke shtuar se qytetarëve nuk ju intereson për takime të tilla por, siç u shpreh ai, çka është punuar në Kosovë tani e katër vjet.
”Pyetja thelbësore sot është se çka i thotë kryeministri Kurti popullit të Kosovës për sukseset qeverisëse katërvjeçare, përveç që është takuar me personalitetet të larta, ka diskutuar dhe është kthyer në Kosovë”, ka thënë Tahiri përmes një postimi në Facebook.