Tahiri akuzon Kurtin për keqpërdorim të foltores dhe fajësim të opozitës

- Advertisement -

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka akuzuar kryeministrin për “keqpërdorim të foltores” dhe fajësim të opozitës pas dështimit të zgjedhjes së presidentit, duke e cilësuar situatën si të krijuar nga vetë ai.

Ai tha se seanca e fundit ishte vazhdim i një krize politike që, sipas tij, po i mban qytetarët në pasiguri.

“Kryeministri i Kosovës e përdori, respektivisht e keqpërdori foltoren duke e goditur skajshmërisht opozitën, duke u mundu me hudhë fajin tek subjektet politike opozitare, në një gjendje bukur dështuese dhe bukur tronditëse, të cilën e solli vetë në Kosovë. Pra, edhe sonte u shpreh mllefi, mllef i cili buron nga nevoja e tij me marrë dhe me pasë pushtet”, tha Tahiri.

Ai deklaroi se, pavarësisht zhvillimeve, demokracia në vend ka mbijetuar.

 

Të ngjashme

Të fundit