28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

“Ta mbani dhe ta gëzoni Gazin”, Meri kritika pas daljes nga BBV: Jam VIP, flokët mi krehin të tjerët

- Advertisement -

Astrologia Meri Shehu ka pasur rezerva në lidhje me daljen e saj nga shtëpia, ku ka bërë kritika në studion e Fun Club. Teksa iu prezantuan disa klipe nga momentet gazmore në shtëpinë e Big Brother, Meri tha se eksperienca e saj është më e gjerë se ato momente disi erotike që iu publikuan.

“Montazhi ka montuar ato që ka pasur në mendjen e vetë, dhe ato që nuk ka bërë në jetën e vetë. Unë kam një jetë komplet tjetër, mund të kapte aleancat, debatet që kemi bërë, por mesa duket montazhi ka pasur nevojë për luksin e të qenit i hapur dhe i gëzuar. Unë simpatinë e kam pasur, nuk e kam fituar nga Big Brother”, tha Meri.

Ndërkohë që vijoi më tej: Unë di që preferoj tre lojtarë që janë Ilnisa, Romeo dhe Graciano, por ende nuk i shoh fitues. Unë bëra lojën siç e desha, jam këtu se dua unë. Nuk më ka fryrë Ilnisa mua që të agravohesha me Rozën. Ilnisa bëri një lojë që është e fortë për natyrën e saj, por nuk është në temperamentin tim. Nëse do ta kisha tradhtuar edhe unë Ilnisën, mbase do të ishte ajo këtu.

A je e vetëdijshme që të ka nxjerrë Gazi nga shtëpia?

Meri: Mua nga shtëpia nuk më ka nxjerrë askush nga shtëpia, ju Gazin ta keni dhe ta gëzoni tani e tutje. Unë shpëtova nga presioni dhe loja, dhe luajta aq sa desha unë. Për miqësinë me Ilnisën duhet ta shohim, si do të vazhdojë jashtë.  

Meri komentoi edhe diskutimet për pamjen e saj, kur tha se nuk është mësuar në jetën reale që të krehë flokët, pasi kujdesen persona të tjerë për të.

“Zemër unë jam VIP, unë nuk di të krehë flokët e mia, sepse në jetën time ngrihem në mëngjes dhe më krehin të tjerët”, tha Meri.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit