Szunyog takohet me komisionit për Veting, Kica-Xhelili: Nuk munda që të mos i shpreh shqetësimet e cekura nga Komisioni i Venecias!

Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog është takuar sot me Komisionin ad-hoc për Veting.

Kica-Xhelili nga LDK e ka shprehur shqetësimin e saj para ambasadorit me prerjet e bëra nga Komisioni i Venecias për iniciaticën e Vetingut.

“Në kuadër të Komisionit ad-hoc për Veting, takuam ambasadorin e BE-së në Kosovë, Z. Tomáš Szunyog.
Nuk munda të mos e shpreh shqetësimin tim lidhur me prerjet që Komisioni i Venecias i ka bërë iniciativës për Veting. Sidoqoftë, shpreha mbështetjen time absolute për këtë proces, dhe kërkova që ekspertët e BE-së të angazhohen që nga kjo fazë, duke filluar nga mbështetja në finalizimin e amandamenteve kushtetuese, njëlloj në plotësimin e kornizës ligjore që do ta ndihmonte qëndrueshmërinë e vlerësimit dhe verifikimit në sistemin e drejtësisë” shkruan Kica-Xhelili në reagim.