11.1 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Syla: VV asnjëherë nuk e ka pengu nepotizmi e korrupsioni, po fakti që nuk mujshin me vjedh vet

- Advertisement -

Analisti dhe gazetari, Valon Syla ka reaguar në lidhje me raportimin e Gazetës Nacionale për punësimin e asamblistit të VV-së nga Malisheva në ndërmarrjen Ibër-Lepenc.

Syla ka thënë se VV-ja e kishte emëruar nepotizmin e korrupsionin e partive të tjera si “20 vjet”, por tash nuk e shohin veten të zhytur në nepotizëm.

Tutje ka thënë se VV asnjëherë nuk i ka penguar korrupsioni e nepotizmi si fenomen, po vetëm fakti që vetë nuk kanë mundur me vjedh.

Postimi i plotë:

Këta të Vetëvendosjes janë tipa interesantë. Iu kujtohet nepotizmi e korrupsioni i partive të tjera, që e kanë emërtuar si “20 vjet”, po nuk e shohin veten të zhytur në nepotizëm e korrupsion tash e

10 vjet nga Kryeqyteti, Prizreni e deri te Qeveria deri në fyt.

Pse ku dallon rasti i fundit ky i asambleistit të Malishevës, ku implikohen deputetët Gani Krasniqi e Adnan Rrustemi, me rastet e “20 vjetëshit”?

Këta asnjëherë nuk i ka penguar korrupsioni e nepotizmi si fenomen po vetëm fakti që vetë nuk mujshin me vjedh.

Hajna, llaskuca e rrenca… Prej 2013 veç hajni, punësime partiake e klienteliste!

Nginu Vetevendosje qitash.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit