Analisti Valon Syla, ka komentuar Raportin e Progresit të Komisionit Evropian për Kosovën.
Syla me anë një postimi në Facebook, ka thënë se këto janë gjetjet e evropianëve.
“Sapo lexova pjesën ma t’madhe të Raportit të progresit edhe po ju kallxoj këto janë gjetjet e Europianëve:
Arsim = zero progres
Shëndetësi = zero progres
Drejtësi = zero progres
Ekonomi = regres, dmth, ma keq se vjet”, ka shkruar Syla.
Tutje, Syla “thumboi” Kurtin për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
“I vetmi progres qe don Albin Kurti me arritë është me themelu Zajednicen. Nime edhe inflacionin e ka rrit. Krejt çmimet naltë, krejt shpresa poshtë. Qaq.
Ra kjo qeverisje e u pamë.
A u ngitë Vetëvendosje?”, ka shkruar Syla.