Syla: Presidentja nuk pranoi ta kthente vetë ligjin në Kuvend, por vetëm pas kërkesës nga PDK-ja

- Advertisement -

Gazetari Valon Syla, ka thënë se presidentja Justina Shiroka-Pula, nuk pranoi që ajo vetë ta kthente ndryshim-ligjin për Specialen në Kuvend.

Sipas tij, ajo ka kërkuar që PDK-ja ta kërkojë siç edhe ka ndodhur.

Në “Pressing” të T7, Syla tha se po qarkullojnë disa motive që mund të kenë shkaktuar këto zhvillime.

“Justina Pula-Shiroka me gjasë nuk e ka hangër këtë fore dhe ju ka thënë a mundeni me ma dërgu me shkrim që ju po e kërkoni. Një pjesë e PDK-së ka kërku udhë si ta rikthejnë, për cilën arsyeje e dinë ata. Një pjesë mendojnë që është çështje elektorale, një pjesë thonë që ka lidhje me avokatë”, ka thënë ai.

Të ngjashme

Të fundit