5.6 C
New York
Friday, November 15, 2024

Buy now

Syla: Për Asociacion e kanë gjujtë me bazuka Parlamentin, tash ia kërkojnë opozitës mbështetjen

- Advertisement -

Analisti Valon Syla tha në Pressing në T7 se opozita duhet t’i qes kushte kryeministrit Kurti së paku të kërkojë falje për Asociacionin, para se t’ia jepin mbështetjen.

Ai tha se VV e ka gjuajtur Parlamentin e Presidencën me bazuka, dhe për Asociacionin është hedhur edhe gaz lotsjellës.

“Ne e kemi pa Kurtin që për Asociacion ka hedhë lotsjellës, e ka gju bazuk Parlamentin e Presidencën e tash qysh? Ju përbine krejt e ne po ecim përpara. Kanë vdekë aktivista për këtë çështje, këtu vyen dikush me kërku falje me marrë një përgjegjësi. Dhe opozita duhet t’i thotë, ne vijmë, do ta bëjmë konstruktivitetin që ju se keni pas kurrë, po ti duhesh me i thanë elektoratit që ju kom rrejtë, ju kërkoj falje”, tha Syla në Pressing.

“Vjosa Osmani që 3 vjet e ka lu rolin e presidentes së Vetëvendosjes e jo si të Kosovës”, u shpreh ai.

Ai tha se opozita është sharë e është linçuar gjatë kohës sa Kurti po qeverisë me vendin, ndërsa sipas tij, tani është e pandershme nga ana e kryeministrit të kërkojë mbështetjen e opozitës.

“Opozita nga partia e Kurtit është sha me video, me linçime, me komente të pandashme për këtë çështje të Asociacionit.  Janë ba 7-8 video që i mëshojnë opozitës dhe është shumë e pandershme që t’i thonë opozitës hajdeni tash. Opozita duhet të kërkojë kushte nga z.Kurti së paku të kërkojë falje publike që e ka mashtru popullin për Asociacionin”, tha ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit