Ylli 54-vjeçar bëri një ‘selfie’ me këngëtaren shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, shkruan DailyMail.
Interpretuesja e hitit “I’m A Mess” u pa duke u përkulur teksa përdorte një dritë speciale në telefonin e saj celular për ekspozim shtesë.
Pak pas kësaj, Bebe postoi rezultatet e ‘selfie’-s në InstaStory të saj.
Por duket se të dyja kanë përfituar shumë nga një filtër i cili i bëri të dukeshin pa të meta në fotografi.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/12/jen2.jpg)
Jennifer buzëqeshte pranë Bebes si të ishin shoqe të vjetra. Kjo vjen pasi Bebe tha se kishte provuar një audicion për një rol në filmin e Jenniferit, “Hustlers”, por nuk e fitoi atë. “Më kontaktuan dhe unë isha si, ‘Ok, po, sigurisht’”, tha ajo.
“Kështu që mora një trajnere për aktrim. Ajo ishte e mahnitshme dhe më mësoi si të aktroj. Ishte shumë e vështirë megjithatë, sepse duhet të jesh serioze”, tha interpretuesja e hiteve botërore.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/12/jen5.jpg)
Rexha provoi për rolin e një “vajze ruse nga New Yorku”, por nuk e fitoi kurrë rolin.
Sidoqoftë, për të ishte mirë sepse nënës së saj nuk i pëlqente që ajo të luante rolin e një striptiste: “Nënës sime nuk i pëlqente kjo”, tha ajo gjatë një interviste në Beats 1 në vitin 2019.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/12/jen6.jpg)
Pjesën më të madhe të mbrëmjes Lopez ishte me burrin e saj, Ben Affleck.
Çifti u martuan në korrik të vitit 2022 pasi rindezën romancën e tyre në maj të vitit 2020 pas 17 vjetësh të ndarë.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/12/jen7.jpg)
Jennifer shkëlqeu e veshur me një fustan të zi me një pjesë të përparme futuristike nga materiali i kromit që tregonte mjaft nga pjesa e poshtme e gjoksit.
Ndërsa ishte në tapetin e kuq, Lopez i tha Access Hollywood se fustani i saj e bënte të ndihej “e blinduar” dhe “e fuqishme”.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/12/jen8.jpg)
Jennifer ishte një nga të nderuarat e mbrëmjes si dhe ylli i kopertinës së dhjetorit të revistës.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/12/jen9.jpg)
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/12/jen10.jpg)