Gazetari Valon Syla, ka thënë se kur Lumir Abdixhiku u zgjodh kryetar i LDK-së ishte nga opsionet më të mira.
Por, Syla tha se Abdixhiku i ka humbur ti palë zgjedhje, duke thënë se LDK-ja e ka duruar shumë.
“Abdixhiku që vetëm bashkim, pajtim e zemërgjerësi nuk reflekton. Abdixhiku ka qenë një nga opsionet më të mira të LDK-së, por tri palë zgjedhje i ka humbur”.
“Abdixhiku po mundohet me kriju artificialë, pse i duhen. Për shembull thotë mercenarë analista, thuaj me emër. Ose thotë PDK-ja, po të mos ishte PDK-ja, Abdixhiku do ta humbte edhe Prishtinë e Vitinë”, ka thënë ai në Pressing.






