18.5 C
New York
Monday, May 20, 2024

Buy now

Sven Goran Eriksson shpërtheu në lot pasi Liverpooli ia plotësoi dëshirën

- Advertisement -

Skuadra e Liverpulit i’a ka plotësuar një ëndërr të madhe Sven-Goran Erikssonit.

Ish-trajneri i Anglisë, i cili vuan nga sëmundja e tumorit, muaj më parë kishte deklaruar se është shumë i pikëlluar sepse asnjëherë në karrierën e tij nuk ka qenë trajner i Liverpool-it, i cili është klubi i tij i zemrës.

Suedezit atij iu plotësua ëndrra dje, ku ai drejtoi skuadrën e legjendave të Liverpoolit kundër atyre të Ajaxit, në stadiumin “Anfield”, ku ”Redsat” shënuan fitore me rezultat 4:2.

76-vjeçari u mirëprit pothuajse nga 60 mijë tifozë në stadium.

Ai shpërtheu në lot ndërsa u përshëndet me një ovacion në këmbë dhe duartrokitje të forta.

Pas ndeshjes, Eriksson tha se qau pasi kishte ëndërruar të ulet në stolin e Liverpulit.

”Unë qava, ky do të jetë një kujtim i madh në jetën time. Gjatë gjithë jetës sime kam ëndërruar të ulem në stolin e Liverpool-it dhe tani është bërë realitet. Faleminderit Liverpool-it që e bëri të mundur këtë. Jam i sigurt gjithashtu që babai im e ka ndjekur ndeshjen në televizor, kam qenë plot emocione, lotët kanë rrjedhur vetë, kjo ka qenë ëndrra ime. Edhe kur kam qenë trajner i Anglisë, kam qenë tifoz i Liverpool-it, por atëherë nuk mund ta thosha këtë.”, deklaroi ai.

Sven Goran Eriksson, pas ndeshjes bëri një xhiro nderi nëpër stadium bashkë me legjendat, pas së cilës shpërtheu sërish në lot.

Ai tha se nuk mund të imagjinonte një mënyrë më të mirë për t’i dhënë fund karrierës së tij të madhe si trajner, e cila zgjati më shumë se 40 vjet, nga viti 1977 deri në vitin 2019-të.

Eriksson ishte trajneri i kombëtares së Anglisë nga viti 2001 deri në vitin 2006-të.

Tekniku suedez i ka drejtuar edhe disa skuadra të njohura si: Lazio, Roma, Fiorentina dhe Manchester City.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit