6.2 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Sveçla për të shtënat në Ujman: Për më pak se një javë strukturat ilegale kanë shtënë dy herë për t’i vrarë policët

- Advertisement -

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar për sulmin e sotëm ndaj policisë së Kosovës në Liqenin e Ujmanit në Zubin Potok.

Sveçla ka thënë se grupet ilegale serbe po mbështeten edhe publikisht nga struktura të caktuara serbe që ta pengojnë kryerjen e detyrës së policisë.

“Rreth 10 herë sot është shtënë drejt zyrtarëve të policisë kufitare derisa ata po kryenin detyrën e tyre zyrtare, kontrollën rutinore në Liqenin e Ujmanit. Grupet ilegale serbe të cilat tashmë po mbrohen dhe mbështeten edhe publikisht nga struktura të caktuara serbe, po bëjnë përpjekje maksimale të na pengojnë apo ndalojnë të kryejmë detyrën tonë brenda vendit tonë. Gjuajtja me armë drejt zyrtarit policor është sulm ndaj institucionit kryesor të shtetit. Për më pak se 1 javë, 2 herë strukturat kriminale kanë shtënë drejt zyrtarëve policor për t’i penguar ose për t’i vrarë ata” , ka shkruar Sveçla.

Ai tutje ka thënë se për asnjë kusht nuk do të tërhiqen nga e drejta për të vënë rend të tërë territorin e Kosovës.

Ne mbesim të angazhuar me të gjitha kapacitetet tona që t’i kryejmë detyrat tona që na obligon ligji e Kushtetuta jonë. Për asnjë kusht nuk do të tërhiqemi nga e drejta jonë, pavarësisht çdo sulmi të organizuar apo orkestruar nga kriminelë që ju pengon puna jonë në çdo cep të Republikës së Kosovës”, ka thënë ai.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=457842809685334&id=100063788556625

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit