6.2 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Sveçla: Për një ditë, 29 serbë konvertuan patentë shoferët ilegalë në RKS

- Advertisement -

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se 29 serbë kanë konvertuar patentë shoferët ilegalë të lëshuar nga strukturat paralele serbe në RKS në ditën e parë të zbatimit të vendimit.

Sveçla ka thënë se vendimi për konvertim u mor pas kërkesave nga komuniteti serb e Policia e Kosovës.

“Sot ka filluar me sukses zbatimi i vendimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme i cili do zgjasë tre muaj dhe brenda këtij afati qytetarët tanë të cilët posedojnë patentë shoferi të strukturave ilegale serbe do të kenë mundësi t’i konvertojnë ata në patentë shoferi të Republikës së Kosovës. Vetëm sot, 29 qytetarë janë përgjigjur pozitivisht thirrjes në 9 komuna të Republikës së Kosovës”, ka shkruar ministri në Facebook.

Ai ka thënë se kjo do të jetë një mundësi e mirë për qytetarët, pasi që mund të qarkullojnë lirshëm brenda Kosovës.

“Kjo do të jetë një mundësi e mirë për qytetarët tanë që pas pajisjes me patentë shoferi të Republikës sonë, të kenë mundësinë të qarkullojnë lirshëm brenda vendit tonë.  Ky vendim vjen pas kërkesave të qytetarëve tanë nga radhët e komunitetit serb si dhe Policisë së Kosovës, me qëllim të rritjes së sigurisë publike dhe adresimit të kërkesave të qytetarëve. I falënderoj qytetarët për bashkëpunimin dhe bëj thirrje që të shfrytëzojnë këtë mundësi brenda afatit të ofruar”, ka shkruar tutje ai.

Procedura për pajisje me patentë shoferi të Republikës së Kosovës zgjat pesëmbëdhjetë ditë.

Patentë shoferi i lëshuar nga strukturat serbe i kthehet aplikuesit si dokument i pavlefshëm dhe i njëjti pajiset me patentë shoferin e Republikës së Kosovës.

Aplikimi do të jetë i hapur deri më 9 gusht të këtij viti./teve1.info/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit