Superliga, xhiroja e 34-të luhet të dielën

- Advertisement -

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka publikuar orarin e ndeshjeve të xhiros së 34-të në Superligën e Kosovës.

Në orarin e publikuar në sajtin zyrtar të FFK-së, bëhet e ditur se të gjitha, pesë ndeshjet e kësaj xhiroje do të luhen në ditën e njëjtë dhe do të startojnë në orën e njëjtë.

Pra, kjo xhiro do të zhvillohet të dielën, ndërsa ndeshjet do të fillojnë nga ora 16:00.

Të gjitha ndeshjet pritet të jenë interesante, duke pasur parasysh se vazhdon gara për mbijetesë kur kanë mbetur edhe tri xhiro deri në fund të sezonit.

Malisheva – Drenica, Dukagjini – Drita, Prishtina – Ferizaj, Gjilani – Llapi dhe Ballkani – Prishtina e Re, janë çiftet e xhiros së 34-të në elitën e futbollit kosovar.

Të ngjashme

Të fundit