Superliga vazhdon me ndeshje në mesjavë

- Advertisement -

Superliga e Kosovës në futboll nuk ka pushim, pasi vazhdon me ndeshjet e xhiros së nëntë, të cilat luhen në mesjavë.

Me këto pesë ndeshje, që do të zhvillohen të martën, mërkurën dhe enjten, do të mbyllet edhe faza e parë e sezonit 2026/27 të elitës së futbollit kosovar.

Edhe në këtë xhiro, përballjet do të zhvillohen në dy orare, nga ora 14:00 dhe nga ora 18:00, ku dy prej pesë ndeshjeve do të luhen në mbrëmje.

Kjo xhiro do të karakterizohet me dy derbi, në Suharekë që luhet të martën dhe në Malishevë, që zhvillohet të enjten.

Duelet e xhiros së nëntë, janë: Ballkani – Drita, Gjilani – Drenica, Dukagjini – Vushtrria, Feronikeli ’74 – Llapi dhe Malisheva – Prishtina.

Të ngjashme

Të fundit