Fitorja e Dritës me rezultat 2-1 ndaj Florianës në raundin e dytë të Ligës së Konferencës i ka sjellë një tjetër lajm të mirë futbollit kosovar. 💙
Sipas përditësimit të fundit të publikuar nga Football Meets Data, Superliga e Kosovës është ngjitur për një pozitë dhe tani renditet e 34-ta në renditjen e koeficientëve sezonalë të ligave evropiane, duke lënë pas Bosnje e Hercegovinën.
Renditja mund të përmirësohet edhe më tej, pasi klubet kosovare kanë ende ndeshje për të zhvilluar në Evropë. 🏆
Dukagjini, Ballkani dhe Malisheva do të luajnë sfidat e kthimit në raundin e dytë të Ligës së Konferencës, ku çdo fitore apo kualifikim mund t’i sjellë pikë të tjera të vlefshme futbollit kosovar ✅️
Edhe futbolli shqiptar ka shënuar përparim në këtë renditje, duke u ngjitur për një pozitë. 🇦🇱
Kategoria Superiore tani renditet në vendin e 43-të, duke kaluar Bjellorusinë në klasifikimin më të ri të publikuar nga Football Meets Data 🔝







